BallinaSportSteaua e Bukureshtit dhe ekipe nga Turqia interesohen për sulmuesin nga Istogu

Steaua e Bukureshtit dhe ekipe nga Turqia interesohen për sulmuesin nga Istogu

Të ngjajshme

Shtyrja e aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së, Gucati: Vendim i pastër politik

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë...

Ushqimi i shëndetshëm, i rëndësishëm për fitnes

Të ushqyerit me një dietë të balancuar mirë mund...

Shtyhet deri më 20 korrik shpallja e vendimit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, e konfirmon avokati i Thaçit

Vendimi përfundimtar në rastin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Rusia mbyll aeroportet dhe kufizon internetin

Moska u përball të martën, 5 maj, me masa...

Forma e shkëlqyer që po shfaq këtë sezon me Gaz Metanin e kanë bërë Azdren Llullakun një “pre” të preferuar në merkato.

Për 28-vjeçarin e Kombëtares shqiptare mësohet se ka shfaqur interes Steaua e Bukureshtit në Rumani, si dhe klube nga Turqia.

Gjithashtu ditët e fundit u fol edhe për një interesim nga PAOK-u, por sipas mediave greke, klubi nga Selaniku nuk ka ndërmend të vihet në lëvizje për sulmuesin nga Istogu.

Llullakut, i cili është shënuesi më i mirë i ligës së parë rumune me 12 gola në 14 ndeshje, i përfundon kontrata me Gaz Metanin në fund të këtij sezoni, ndaj gjasat janë të mëdha që ai të ndryshojë mjedis.

Lëvizja bëhet akoma më e mundshme nga fakti që ofertat mund të vijnë nga një kampionat më i fortë se ai i Rumanisë si dhe nga një prej ekipeve elitare rumune.

Ndërkaq, vetë Llullaku e ka deklaruar disa herë në të shkuarën se ëndrra e tij është të luajë në futbollin italian.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz