KF Drenica e ka nisur me humbje sezonin pranveror të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Kuqezinjët nga Skenderaj kanë pësuar humbje në Mitrovicë nga Trepca ’89 me rezultat 4-0.
Golat për kampionët vjeshtor i shënuan Islami, Hasani, dhe Hajdari me dy gola në dy minutat e fundit të takimit.
Pas 18 xhirove të zhvilluara KF Trepca ’89 kryeon me 42 pikë, kurse KD Drenica renditet e teta me 19 pikë./Drenicapress.info/