BallinaLajmeSqarohet Bekim Jashari: Nuk kam thënë që nuk ka pasur ushtarë dhe...

Sqarohet Bekim Jashari: Nuk kam thënë që nuk ka pasur ushtarë dhe dëshmorë nga fshatrat Kotorr e Radishevë

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës së Skenderajt dhe i biri i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari thotë se nuk ka thënë që nuk ka pasur ushtarë dhe dëshmorë nga fshatrat Kotorr e Radishevë.

Jashari thotë se deklaratat e tij në televizion u keqinterpretuan.

Ai thotë se këtë vit ka vizituar një nga familjet e dëshmorëve nga këto fshatra dhe u ka ndarë madje edhe mirënjnohje për kontributin e tyre.

Ky është postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Të dashura familje të dëshmorëve

Pas keqinterpretimit të deklaratave të mia të dhëna ditë me parë në televizion, kinse unë kam “ofenduar” familjet e dëshmorëve të Kotorrit dhe Radisheves me rrethinë, me lejoni që të sqaroj për opinionin e gjerë publik që unë në asnjë moment gjatë debatit nuk kam thënë që nuk ka pasur ushtarë dhe dëshmorë nga fshatrat Kotorr e Radishevë, në fakt hiq me larg se këtë vit kam vizituar një nga një familjet e dëshmorëve nga këto fshatra dhe fshatra tjera të komunës sonë dhe i kam dekoruar me mirënjohje në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Familjet e dëshmorëve janë themeli i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, me nder e krenari përkulemi para veprave të tyre heroike!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz