BallinaLajme“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviqin

“S’pranoi kompromis për Kosovën”, Christopher Hill tregon bisedimet me Millosheviqin

Të ngjajshme

Përfitimet nga çaji kamomil

Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha...

Spanja ia ‘terron’ Serbisë, e mposht pastër në “Ceramica”

Mikel Oyarzabali shënoi dy gola të shkëlqyer në pjesën...

Diplomati amerikan Christopher Hill ka thënë se Sllobodan Millosheviqi ishte një negociator kompleks, i paparashikueshëm, shpesh cinik dhe i gatshëm për kompromis vetëm në Bosnje, por kurrë për Kosovën.

Këto deklarata ai i bëri në një intervistë në “Euronews Albania”.

“Na ndihmoi në Bosnje, por s’pranoi kurrë kompromis për Kosovën – nuk ishte partner i besueshëm. Ndonjëherë nuk ke shumë zgjedhje; nuk janë zgjedhjet ideale, por janë ato që ke. Kam punuar fort për zgjidhje politike pas Rambujesë. Nuk e arrita gjithmonë, por bëra më të mirën time. Përdorimi i forcës hap probleme të tjera, dhe unë fajësoj Millosheviqin sepse ai nuk donte të punonte me ne, por askush nuk duhet të jetë i lumtur për përdorimin e forcës.”, tha Hill.

Kjo, sipas tij, solli situatën në një pikë shumë të rrezikshme dhe vështërsinë e diplomacisë ndërkombëtare në gjetjen e një zgjidhjeje pa përdorur forcën.

“Ai ka vdekur tashmë, pra është më lehtë që të flasësh për liderë që nuk janë më mes nesh. Unë mendoj se ai ishte i gatshëm që të gjendej një zgjidhje në Bosnje dhe në fakt na ndihmoi për çështjen e Bosnjes. Nuk ishte i gatshëm për Kosovën, nuk ishte fare i gatshëm për Kosovën që të gjenim një zgjidhje dhe prandaj përfunduam në një situatë të rrezikshme në Kosovë e cila mund të përkeqësohej edhe më tej. Kur ai thoshte se do t’i bënte gjërat, përgjithësisht i bënte, por ti asnjëherë nuk ndjeje se kishe një partner. Mendoj se ne kemi bërë mjaft progres me Serbinë, por ata kanë probleme të mëdha energjetike sepse varen nga Rusia, e cila përdor energjinë si armë. Është e rëndësishme të ndihmojmë Serbinë të largohet nga ky kërcënim. Kam punuar shumë edhe mbi marrëdhëniet midis Serbisë dhe Ukrainës, por ka dhe çështje ku duhet të vijojmë punën” u shpreh Hill.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz