Sportistja serbe “digjet” që Kosova është e pavarur – Reagon pasi Osmani i dha shtetësinë yllit botëror, Dua Lipas
dp

Lexo edheNë super formë edhe në fushën e tenisit, Luana mahnit me veshjen sportive

Shtetësia kosovare për një këngëtare si Dua Lipa, duket se i ka penguar serbëve, e këtë hapur e ka treguar volejbollistja serbe Milica Tasic.
Ajo përmes një instastory ka publikuar një fotografi të Duas me Osmanin teksa e pranon shtetësinë e Kosovës derisa në gjuhën angleze e mohon “ekzistencën” e Kosovës.
“Vajzë, nuk mund të jesh shtetase e një shteti që nuk ekziston. Kosova është Serbi, prandaj mirëserdhe në shtetin tim”, ka shkruar Tasic në Instagram.
Dua Lipa mbetet një ndër yjet e skenës botërore të muzikës dhe një ndër krenaritë shqiptare, prandaj edhe kjo nuk është në favor të shtetit fqinjë, Serbisë të cilët në çdo moment mundohen ta mohojnë ekzistencën e Kosovës, shtetit i cili është i pavarur që nga viti 2008. /Lajmi.net/

Lexo edheNë super formë edhe në fushën e tenisit, Luana mahnit me veshjen sportive
