back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeSpiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, i pret baca Rifat

Spiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, i pret baca Rifat

Të ngjajshme

Deputetja e VV-së rikthehet me akuza ndaj opozitës: Me çështjen e “Presidentit” po synojnë ta bllokojnë Kurtin

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka rikthyer gjuhën e...

FSK do të shënojë Epopen e UÇK-së me ceremoni në Kazermën “Adem Jashari”

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, Forca...

Aro Muric futet në formacionin e javës në Serie A, ishte “hero” i Sassuolos

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muric është futur...

Klodi e konfirmon, ja çfarë tha për të dashurën

Në post “Big Brother”, Klodian Mihaj, e pranon se...

Vizitën e saj zyrtare, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali e ka nisur nga kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Ajo është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën të Kosovës, Glauk Konjufca, e ku kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti.

Të dy ministrat u pritën më pas në kullën e Jasharëve, prej Rifat Jasharit. Kjo kullë sipas Spiropalit, është dëshmi se liria ka pasur çmim dhe ai çmim është paguar me jetë.

“Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon që të jemi të denjë”, shkroi Spiropali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz