Spektakël në Bernabeu, Bayerni e fiton super-sfidën me Realin
dp

Lexo edheE pabesuesme çfarë ka humbur Viniciusi ndaj Bayernit

Bayern Munichu e ka fituar super-sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Gjiganti bavarez triumfoi me rezultat 2:1 në një ndeshje spektakolarë, të zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Luis Diaz i kaloi në epërsi mysafirët kah fundi i pjesës së parë, kurse Harry Kane e ngriti avantazhin me të nisur pjesa e dytë.
Ndërkaq, Kylian Mbappe e ngushtoi më pas rezultatin, shkruan “Gazeta Express”.
Portieri Manuel Neuer ishte hero i Bayernit pasi i bëri disa pritje spektakolare, mbi të gjitha në dy tentimet e Mbappes.

Lexo edheE pabesuesme çfarë ka humbur Viniciusi ndaj Bayernit
Kurse, Vinicius Junior e lëshoi rastin më të mirë të madrilenëve.
Edhe bavarezët i patën rastet e tyre të shumta, por nuk ia dolën të shënonin.
Javën tjetër do të luhet ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” kur edhe do të përcaktohet gjysmëfinalisti i këtij çifti. /Gazeta Express