BallinaJetëKurioziteteSpanja do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16...

Spanja do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

Të ngjajshme

Përleshen fizikisht burrë e grua në Deçan, ndërhyn policia

Një incident i dhunës në familje është raportuar në...

​Ja çfarë pritet nga moti sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e...

Spanja do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç dhe të pijeve më të forta për ata nën 18 vjeç, sepse konsumi i tyre çon në çrregullime të gjumit dhe sjelljes, si dhe sëmundje kardiovaskulare, tha të mërkurën Ministri i të Drejtave Sociale dhe Konsumit.

“Pijet energjike janë bërë një kërcënim për shëndetin”, tha Ministri Pablo Bustinduy në një fjalim për mediat në Barcelonë, ku u takua me përfaqësuesit e një fondacioni që lufton obezitetin tek fëmijët.

Ndalimi, data e fillimit të të cilit ai nuk e specifikoi, do të shtrihet tek personat nën moshën 18 vjeç në rastin e pijeve që përmbajnë më shumë se 32 miligramë kafeinë për 100 mililitra.

“Ne do ta bëjmë këtë instrumentin ligjor më efektiv që do të shohë dritën e ditës në kohën më të shkurtër të mundshme”, tha Bustinduy.

Rreth 25 përqind e të anketuarve konsumojnë pije energjike, mesatarisht dy herë në javë. Pothuajse gjysma e atyre që konsumojnë pije energjike pinë të paktën një në ditë, dhe 47 përqind i përziejnë ato rregullisht me alkool./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz