Sot zhvillohet derbi i madh në superligën e Turqisë, ku do të ndeshen Fenerbahce – Besiktas.
Fenerbahce dhe Besiktas do të përballen në ndeshjen e fundit të kësaj xhiroje të Super Ligës në stadiumi Ulker në orën 20:00. Gjyqtari, Fırat Aydınus do të menaxhojë referimin në këtë duel, shkruan GazetaBlic.
Besiktas pas 5 xhirove ka 10 pikë dhe ndodhet në vendin e pestë në tabelë, kurse Fenerbahche ka një start katastrofik, pasi deri më tani ka vetëm 6 pikë dhe ndodhet në vendin e 13’të në tabelë.
Para startit të këtij takimi janë publikuar edhe formacionet e mundshme të këtij derbi.
FENERBAHÇE: Harun Tekin, Şener Özbayraklı, Diego Reyes, Roman Neustadter, Hasan Ali Kaldırım, Mehmet Topal, Jailson, Andre Ayew, Yassine Benzia, Aatif Chahechouhe, Islam Slimani
BEŞİKTAŞ: Loris Karius, Gökhan Gönül, Pepe, Domagoj Vida, Caner Erkin, Atiba, Tolgay Arslan, Ryan Babel, Ricardo Quaresma, Adem Ljajic, Cyle Larin. /GazetaBlic/