back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeSot vuloset nëse arrestohet ose jo, ja fjalët e fundit të Saimir...

Sot vuloset nëse arrestohet ose jo, ja fjalët e fundit të Saimir Tahirit

Të ngjajshme

- Advertisement -

Ish-ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka marrë fjalën sot para kolegëve të tij në Kuvendin e Shqipërisë për të bërë mbrojtjen e fundit para se të vendoset nëse ligjvënësit do të votojnë ose jo për arrestimin e tij.

“Këtu janë betuar shumë për pafajësi, kështu që unë do jua kursej çdo fjalë timen lidhur me këtë. Jam shumë i bindur, askush nga ju nuk ka kohë për të humbur, unë aq më pak. E mbi të gjitha unë nuk pres ta gjej të drejtën dhe të vërtetën time këtu në Sallën e Parlamentit, por aty ku më takon, para drejtësisë dhe të gjithë qytetarëve. Kështu që e mirëpres çdo vendim tuajin, cilido qoftë ai, rruga për të gjetur drejtësinë nuk ndalet këtu”,  tha shkurt Tahiri.

Në Kuvend sot do të votohen me votim të fshehtë dy raportet e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores.

Raporti i mazhorancës kërkon vetëm hetim, garanci pasurore dhe kontroll banese, ndërsa opozita (PD dhe LSI), kërkojnë edhe arrestimin e Tahirit, siç ishte kërkesa e plotë e organit të akuzës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz