BallinaShqiptareSot pritet të shkarkohet kryemyftiu i Maqedonisë

Sot pritet të shkarkohet kryemyftiu i Maqedonisë

Të ngjajshme

Sipas disa informatave që kanë arritur në redaksinë e Gazetës Express në Shkup, kreu i BFI-së Reisul Sulejman Rexhepi sot pritet të shkarkohet

Pas Rexhepit mendohet se si ushtrues detyre do të jetë myftiu i rajonit të Gostivarit Shaqir Fetahu megjithatë ende nuk ka asgjë të konfirmuar.

Sulejman Rexhepi ka mbi 15 vite që qëndron në krye të BFI-së ndërsa disa herë ka pasur tentime të pasukseshme për ta larguar atë nga karrigia e udhëheqësit të këtij institucioni.

Kohëve të fundit ai u bë temë aktive e mediave për shkak të martesës me një vajzë rreth 50 vjet më të re se ai.

Ndërkaq para 2 javësh u publikua një video ku shihej se si udhëheqësit e medreses së Shkupit dhe disa familjarë të Sulejman Rexhepit e shanin heroin tonë kombëtarë, Komandantin Legjendarë, Adem Jasharin./GazetaExpress/BesianLeka/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz