back to top
Saturday, November 8, 2025
BallinaLajmeSot përmbyllet periudha e votimit për qytetarët jashtë Kosovës

Sot përmbyllet periudha e votimit për qytetarët jashtë Kosovës

Të ngjajshme

Vokrri ”tradhëton” Kosovën, Tovërlani ia shuan shpresat: S’ka të drejtë loje!

Selektori i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, ka folur për...

Tetë raste të dhunës në familje për 24 orë, shumica e viktimave gra

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar nga...

Raundi i dytë i zgjedhjeve nesër, sot nis shpërndarja e materialit zgjedhor

Nga ora 08:00 nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve...

Misteri i trupit të djegur në një makinë në Athinë

Komuniteti lokal në Viotia është i tronditur, pas gjetjes...

Dita e nesërme pritet të jetë vendimtare për zgjedhjen e kryetarëve të komunave të Kosovës.

Qytetarët e vendit, nesër në raundin e dytë vendosin me votë se kush do të udhëheqë me qytetet e tyre.

Të drejtë vote patën edhe qytetarët e Kosovës që jetojnë në diasporë.

E drejta për votim me postë mbyllet sot, pikërisht një ditë para zgjedhjeve lokale.

Ky proces që nisi më 27 të muajit të shkuar do të përmbyllet sot, një ditë para se në Kosovë të hapen qendrat e votimit, të dielën e 9 nëntorit.

Gjithashtu, KQZ-ja u ka bërë thirrje votuesve jashtë Kosovës të cilët ende nuk kanë pranuar pakon e tyre me fletëvotim, që të kontrollojnë kutitë e tyre postare.

“Pas komunikimit me Postën e Kosovës, njoftojmë se një numër i dërgesave të padorëzuara në disa shtete në sistem figuron se pranuesve të pakove u është lënë njoftim për paraqitje, andaj është e nevojshme që të kontrollojnë kutitë e tyre postare, pasi kanë mundur të mos vërejnë këto njoftime”, ka thënë KQZ-ja.

Periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave vlen vetëm për 29,712 shtetasit e Republikës së Kosovës që ishin regjistruar me sukses si votues jashtë vendit gjatë afatit të përcaktuar për regjistrim nga 23 korriku deri më 29 gusht.

“Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në Rregulloren Zgjedhore Nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim. Zarfi i cili do t’i dërgohet votuesit, përmban: fletëvotimin; zarfin e fshehtësisë; udhëzuesin me informacione se si plotësohen fletëvotimet dhe si realizohet votimi përmes postës; dhe zarfin kthyes dhe shiritin mbyllës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se në votimin jashtë Kosovës për votim me postë, detyrë e votuesit është që pakon me fletëvotim ta dërgojë në ndonjërën nga kutitë postare të KQZ-së.

“Në shumicën e këtyre zarfeve, KQZ ka shënuar paraprakisht adresën e kutisë postare në shtetin përkatës të votuesit të regjistruar. Në rastet kur adresa nuk është shënuar nga KQZ, votuesi duhet ta shënojë njërën nga adresat e kutive postare të KQZ”, ka njoftuar ky institucion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz