back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeSot nisi zbatimi i sistemit të ri i hyrje-daljeve në kufijtë e...

Sot nisi zbatimi i sistemit të ri i hyrje-daljeve në kufijtë e BE-së

Të ngjajshme

Drenasi voton – Qetë në qendrën më të madhe të votimit

Në qytetin e Drenasit ka nisur procesi i votimit...

“Torcidat” realizojnë muralin për Rey Manajn

Tifo grupi mitrovicas, Torcida nuk kanë humbur shumë kohë. Ata...

Voton Hajrulla Çeku

Kandidati i VV’së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku,...

Nga sot, më 12 tetor, ka nisur të zbatohet sistemi i ri i hyrjeve dhe daljeve në vendet e Bashkimit Evropian, i cili zbatohet për udhëtarët që nuk janë shtetas të BE-së.

Ky është hapi i parë drejt regjistrimit elektronik të të dhënave për ata që hyjnë në zonën Shengen për qëndrime të shkurtra.

Periudha e tranzicionit nuk nënkupton që sistemi do të jetë aktiv në çdo pikë kufitare. Fillimisht, ai do të aplikohet në mënyrë periodike, për disa orë, në pika të caktuara kalimi, shkruan RTK.

Gjashtë muaj është periudha e tranzicionit. Në fund të kësaj periudhe gjashtëmujore, sistemi i hyrjes-daljeve do të vendoset plotësisht në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe vulosja e pasaportave do të zëvendësohet me regjistrim elektronik në sistem.

Sistemi i hyrjeve-daljeve (Entry/Exit System – EES) do të thotë se udhëtarët që nuk janë shtetas të BE-së, gjatë kalimit të parë kufitar, do të identifikohen përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe fotografisë së fytyrës.

Në hyrjet e mëvonshme, do të kërkohet vetëm një verifikim i shpejtë, pasi të dhënat e udhëtarit tashmë do të jenë të regjistruara në sistem.

Zbatimi i plotë i këtij sistemi do të nisë në prill të vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz