Sot hedhet shorti për EURO 2020, këta do të jenë kundërshtarët e Kosovës në rast të kualifikimit
Sot me fillim nga ora 18:00, në Bukuresht të Rumanisë do të hedhet shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin e ardhshëm.
EURO 2020 do të jetë më i veçantë se të tjerët pasi do të luhet në 12 shtete, shkruan Reporteri.net
Sot do të përcaktohen grupet, ndërsa Kosova në rast të një kualifikimi të mundshëm pritet të jetë pjesë e Grupi C ose F.
Por, Kosova fillimisht duhet ta mposhtë Maqedoninë dhe fituesin e ndeshjes Gjeorgji-Bjellorusi për t’u kualifikuar në Kampionat Evropian.
Sipas ndarjes së UEFA-s, Kosova në fazën e grupeve në EURO 2020, mund të jetë në Grupin C ose F.
Dy vendet e para në grupin C janë Ukraina dhe Holanda, ndërsa në grupin F është i vërtetuar tashmë Gjermania, dhe pjesë e atij grupi mund të jenë shtete si Franca, Polonia, Zvicra, Kroacia, Portugalia, Turkia, Austri, Suedzi dhe Çeki.
GRUPI A (Ndeshjet në Romë dhe Baku)
Itali
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Finlandë/Uells
GRUPI B (Ndeshjet në Shën Petersburg dhe Kopenhagë)
Belgjikë
Rusi
Danimarkë
Finlandë/Uells
GRUPI C (Ndeshjet në Amsterdam dhe Bukuresht)
Ukrainë
Holandë

Lexo edheEkipi elitar serb humor të zi me tërmetin në Shqipëri: Nuk u surprizuam…
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off LIga A (vetëm nëse është Rumania) ose fituesi i Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania fiton Ligën A, shkon automatikisht në këtë grup, përndryshe këtu përfundon direkt fituesi i Ligës D ku është Kosova dhe skuadra e Ligës A përfundon në Grupin F.
GRUPI D (Ndeshjet në Londër dhe Gllasgou)
Angli
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga C (Skoci/Norvegji/Serbi/Izrael)
GRUPI E (Ndeshjet në Bilbao dhe Dublin)
Spanjë
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga B (Bosnjë Hercegovinë/Sllovaki/Irlandë/Irlandë e Veriut)
GRUPI F (Ndeshjet në Mynih dhe Budapest)
Gjermani
Francë/Poloni/Zvicër/Kroaci
Portugali/Turqi/Austri/Suedi/Republika Çeke
Fituesi i play-off Liga A (Islandë/Bullgari/Hungari/Rumani) ose Liga D (Gjeorgji/Maqedoni e Veriut/Kosovë/Bjellorusi). Nëse Rumania nuk fiton Ligën A, atëherë fituesi i saj përfundon direkt në këtë grup. Në rast suksesi të rumunëve, këtu kalon skudra e Ligës D.














