back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeSot hapet ekspozita personale “ZBULOM”, unike në Evropë

Sot hapet ekspozita personale “ZBULOM”, unike në Evropë

Të ngjajshme

Aktorja e njohur bëhet për spital

Aktorja e njohur Christina Applegate ka zbuluar se është...

Prattipati: Bllokimi i partive në zgjedhje – minim i demokracisë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të...

NYT: Trump planifikon për javën e ardhshme takime të ndara me Putinin dhe Zelenskyn

Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të zhvillojë takime të...

Ekspozita “ZBULOM” paraqet punën e artistit Besim Mikullovci, përmes kodeve, të cilat shikuesi do t’i zbulojë me telefonin e tij, ku pastaj do të shfaqet punimi i ekspozuar i artistit.

Ekspozita është e veçantë në llojin e saj, ngase është unike, ndërkaq në vete ngërthen tri vepra arti: Instalacion, Performancë dhe paraqitje të veprave, piktura digjitale me ngjyra vaji dhe akuarel.

Të gjitha veprat kanë nga një QR Code Unik. Këto kode do të printohen dhe kornizohen dhe e tërë hapësira do të ketë një pamje jo të zakontë.

Vizitorët të cilët dëshirojnë të njihen me veprën, do të duhet të skenojnë kodin përkatës, me ç’rast vepra do t’u paraqitet në telefon apo tablet.

Kjo është hera e parë që në Evropë paraqitet një ekspozitë e tillë.

Ekspozita personale ZBULOM Telegraf2

Te pikturat digjitale me ngjyra vaji personazhet kryesore janë portretet e aktorëve, muzikantëve, sportistëve nga Mitrovica të cilët luan rol jashtëzakonisht të madh në zhvillimin e jetës kulturore në Kosovë, si Ali Ahmeti, Adem Mikullovci, Muharrem Qena, Melihate Qena, Fahri Beqiri, Haki Misini, Luan Hajra, Xhevat Qena, Lah Nimani, Riza Dolaku, Nexhat Macula, Musa Gashi, Jakup Ceraja, Mentor Mripa, Rrona Nishliu, e të tjerë, dhe, do të ketë mysafir special – familjarët e atyre që dhanë aq shumë për kulturën e Kosovës.

Pikturat me ngjyra akuarel janë realizuar si rrjedhojë e inspirimit nga poezitë e poetëve të mëdhenj francez. Pra, kemi vizualizimin e poezisë së franceze në pikturë digjitale me ngjyra akuarel.

Kuratore e ekspozitës është piktorja Arbana Hajredinaj.

Ekspozita hapet sot (26.05.2016) në Fakultetin e Arteve të Kolegjit AAB, në Fushë-Kosovë, në ora 19:00.

- Advertisement -

Të Fundit