back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës: Kallëzim Penal për Qumilin (Dokument)

Policia e Kosovës: Kallëzim Penal për Qumilin (Dokument)

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Vetëm një ditë pasi u raportua për incidentin për të cilin humoristi nga Gjakova, Sevdai Radogoshi- Qumili u shoqëruar në Polici, hetuesit e Gjakovës kanë ngritur kallëzim penal ndaj tij në Prokurorinë Themelore të Gjakovës.

KALLXO.com ka siguruar një kopje të kallëzimit penal i cili është dorëzuar në prokurori më 16 maj ndërsa dorëzimi i kallëzimit penal është konfirmuar edhe nga komandanti i policisë së Gjakovës, Kristë Gjoka.

“Kallëzimin e kemi dorëzuar në prokurorinë kompetente”, ka thënë Gjoka për KALLXO.com.

Në kopjen e kallëzimit të siguruar nga KAllXO.com, Radogoshi pretendohet të ketë kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.

Hetuesi i rastit ka përshkruar në këtë kallëzim ankesën e motrës së Sevdai Radogoshit, Florandës, e cila ishte ankuar në polici për sulm fizik ndaj saj veprime këto të cilat janë mohuar nga Radogoshi  në deklaratën e dhënë në polici.

Humoristi Sevdai Radogoshi ishte shoqëruar për disa orë në polici pasditen e 12 majit pas ankesave të motrës së tij për sjellje jo të mirë.

I kontaktuar nga KALLXO.com Radogoshi kishte mohuar çdo mundësi që të ketë sulmuar të motrën.

“Askush s’e ka goditur dhe askush nuk dëshironte ta largojë nga shtëpia. Përkundrazi, ne e kemi mbajtur në atë shtëpi”, pati thënë Radogoshi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz