Sot finalja e Wimbledon, Anisimova e Swiatek kërkojnë trofeun
dp

Lexo edheMinistrja Donika Gërvalla pjesë e Forumit të Dubrovnikut – Kosova thekson përkushtimin për diplomaci aktive dhe integrim euroatlantik

Grand Slami më i madh i tenisit, Wimbledon po shkon drejt fundit.
Sot zhvillohet finalja në kategorin e femrave, mes amerikanes Amanda Anisimova dhe polakes Iga Swiatek, shkruan IndeksOnline.
Të dyja tenistet janë në kërkim të historisë, për ta fituar trofeun e parë të Wimbledon.
Iga Swiatek në karrieren e saj të deritashme ka fituar pesë tituj Grand Slam, katër tituj në Roland Garros, një në US Open.

Lexo edheMinistrja Donika Gërvalla pjesë e Forumit të Dubrovnikut – Kosova thekson përkushtimin për diplomaci aktive dhe integrim euroatlantik
Ndërsa Amanda Anisimova po kalon sezonin më të mirë të karrierës së saj, ku pasi fitoi turneun e WTA 1000 në Doha në fillim të këtij viti, ka arritur për herë të parë në finalen e një Grand Slami.
Ndeshja finale mes Anisimova dhe Swiatik do të nis nga ora 17:00./IndeksOnline/