back to top
Monday, September 1, 2025
BallinaLajmeSot është ditëlindja e Heroit të Kombit, Bahri Fazliu – Homazhe në...

Sot është ditëlindja e Heroit të Kombit, Bahri Fazliu – Homazhe në Qafë Bogiqe në nderim të veprës së tij

Të ngjajshme

Top lista e ngjarjeve kryesore!

Vera po përfundon, shkolla po ja nis, moti po...

Nacionalistët bullgarë sulmojnë makinën duke besuar se von der Leyen ishte brenda

Partia nacionaliste “Ringjallja” u përpoq të pengonte presidenten e...

Aktorja mbushi 60-vjet, jep një mesazh të fortë

Viola Davis mbushi 60 vjeç dhe ndihet “shkëlqyeshëm”. Aktorja e...

Më 31 gusht 1971 lindi një prej figurave më të shquara të çështjes kombëtare shqiptare, ideologu dhe veprimtari Bahri Fazliu, i cili më vonë do të bëhej një nga emrat më të respektuar të rezistencës shqiptare kundër okupimit serb.

Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 7 maj 1998 në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, duke u përjetësuar si Hero i Kombit.

Ai është gjithashtu vëllai i heroit Fahri Fazliu, i cili më 2 nëntor 1989 bashkë me Afrim Zhitinë ranë në betejë me forcat serbe në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, transemton lajmi.net.

Në përvjetorin e lindjes së tij, më 31 gusht 2025, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – dega në Deçan, ka njoftuar se do të mbahen homazhe për nder të figurës dhe sakrificës së Bahri Fazliut.

Homazhet do të mbahen në Qafë Bogiqe – trekëndëshi kufitar Shqipëri–Kosovë–Mal i Zi, duke filluar nga ora 11:00.

“Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e Dëshmorëve të Kombit dhe luftën e drejtë të UÇK-së”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK-së, dega në Deçan.

Bahri Fazliu mbetet një simbol i vendosmërisë, guximit dhe idealit për bashkimin kombëtar. Veprimtaria dhe sakrifica e tij vazhdojnë të frymëzojnë breza të tërë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz