back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaSport​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

​Sot ditë historike për futbollin shqiptar

Të ngjajshme

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit evropian.

Të mërkuren, në aeroportin e Rinasit mbërriti edhe Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili u prit nga Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka.

“Pata kënaqësinë të pres në Tiranë mikun tim, Presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin, i cili mbërriti në Tiranë me rastin e mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri”, tha presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Një moment historik për futbollin shqiptar dhe një tjetër dëshmi e vlerësimit të UEFA-s për këtë vend.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet sot, duke nisur nga ora 14:00 deri në 17:00.

Përpara kësaj mbledhjeje, Presidenti Čeferin, Presidenti Duka dhe anëtarët e tjerë të Komitetit Ekzekutiv, së bashku me përfaqësues të federatave evropiane, do të marrin pjesë në festivalin e futbollit për fëmijë që do të organizohet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz