BallinaKulturëSot, debati i dytë për antropologji muzeore

Sot, debati i dytë për antropologji muzeore

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Departamentin e Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore, të Universitetit të Prishtinës , ka filluar serinë e debateve të antropologjisë muzeore.

Debati i dytë zhvillohet SOT me datë 30.06.2016, duke filluar nga ora 18:00-20:00, në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës, me temën: “Përgaditja e ekspozitës”.

Seria e debateve do të ketë tri qëllime kryesore:

–         Promovimin e kulturës së debatit për trashëgiminë kulturore të Kosovës;

–         Përfshirjen e gjeneratës së re dhe të profesionistëve në hartimin e politikave kulturore në vend;

–         Forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Muzeut të Kosovës dhe institucioneve shkollore dhe akademike në vend;

Pjesëmarrës në debat do të jenë studentët e Departamentit të Antropologjisë dhe zyrtarë të institucioneve kulturore.

Seria e debateve do të vazhdojë nga muaji shtator, për çdo javë, me trajtimin e temave të ndryshme me interes për Muzeun e Kosovës dhe Departamentin e Antropologjisë Kulturore të Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz