BallinaLajmeSot dalin nga karantina në konvikte edhe 53 persona

Sot dalin nga karantina në konvikte edhe 53 persona

Të ngjajshme

Rexhaj: Brenda LDK-së s’ka pasur votë për Vjosa Osmanin

Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se brenda...

Nënkryetarja u emërua, këta do të jenë 6 drejtorët e PDK-së në Komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës i është bashkuar qeverisjes me...

Edhe 53 persona do të lirohen sot nga karantina në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, pasi dolën negativë në testin për COVID-19, raporton “Zëri.info”

Ata janë testuar të dielën, ndërsa lajmin për lirimin e tyre e ka dhënë,zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku, i cili ka bërë të ditur se këta persona do të lirohen nga karantina dhe do të qëndrojnë në vetizolim për 14 ditë të tjera.

Postimi i plotë i zv/ministrit Sadiku:

Testimi i radhës – Karantina COVID-19

Sot janë testuar edhe 53 raste të vendosur në karantinë për COVID-19 .

Të gjitha rastet janë negative dhe të gjithë 53 veta, lirohen nesër për vetizolim 14 ditë në shtëpi!

Ky është grupi katërt i të testuarëve në 4 ditët e fundit prej 190 të testuarëve dhe të gjithë kanë qenë negativë.

Faleminderit të gjithë stafit që janë të angazhuar në karantinë: zyrtarët e Qendrës së Studentëve, Policia e Kosovës, zyrtarët e MSH-së, ekipet mjekësore të IKSHPK-së, ekipet mjekësore të mjeksisë familjare dhe grupit të madh e të palodhshëm të vullnetarëve, të cilët po kontribojnë në mbarëvatjen e punëve në karantinë.

#rrinshpi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz