BallinaKulturëSot bëhen 8 vjet nga vdekja e policit Enver Zymberi në Mitrovicë

Sot bëhen 8 vjet nga vdekja e policit Enver Zymberi në Mitrovicë

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Sot bëhen tetë vjet që kur ka rënë në krye të detyrës polici Enver Zymberi.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002.

Ai u vra me 26 korrik 2011 në Leposaviq, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi u qëllua gjatë aksionit për të shtrirë kontrollin e Kosovës në pjesën veriore të vendit.

Policia e Kosovës ka paraparë që sot të zhvillojë disa aktivitete për të nderuar policin e rënë në aksionin që filloi më 25 korrik të vitit 2011.

Gjatë ditës së sotme do të bëhen homazhe te lapidari i tij në Prishtinë si dhe te varrezat në fshatin Dubovc të Vushtrrisë.

Policia më pastaj do të vizitojë familjen e tij në Vushtrri.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz