BallinaLajmeSorensen nesër në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Sorensen nesër në Kosovë, takohet me Presidenten Osmani

Të ngjajshme

Arsenali përgatit kontratën e re për Artetan

Arsenal po përgatit një ofertë të re kontrate për...

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Emisari evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, do të vizitojë nesër Prishtinën.

Në këtë vizitë të tij, ai do të takohet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Takimin e kanë konfirmuar nga Zyra e Presidentes së Kosovës.

Në orën 10:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e BE-së për Dialog, Peter Sørensen”, ka njoftuar ZPRK. 

Sipas raportimeve në media, Sorensen gjatë ksaj vizite do të takoj edhe kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin dhe liderët e partive politike në vend.

Kjo do të jetë vizita e parë e Peter Sorensenit që nga marrja e mandatit të dytë si ndërmjetësues i Bashkimit Evropian në procesin e dialogut Kosovë–Serbi.

Vizita në Prishtinë vjen menjëherë pas zgjedhjeve në Kosovë dhe në një kohë kur në Bruksel ka pritje që, pas formimit të qeverisë së re, procesi i dialogut të rifillojë me intensitet të shtuar.

Sorensen pritet që pas Prishtinës, të vizitoj edhe Beogradin. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz