Sonte pas mesnate ndryshon ora, akrepat kthehen 1 orë pas
dp

Lexo edheMijëra ineksione ilegale për humbje peshe sekuestrohen në Mbretëri të Bashkuar

Akrepat do të kthehen përsëri për një orë prapa. Gjithmonë në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, fundjavën e fundit të tetorit, fillon periudha e ndryshimit të orës, duke lëvizur akrepat para ose prapa për një orë.
Në këtë fundjavë do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.
Të dielën në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta pas duke na mundësuar atë ditë që të flemë një orë më shumë.

Lexo edheMijëra ineksione ilegale për humbje peshe sekuestrohen në Mbretëri të Bashkuar
Ndryshimi i orës në kontinentin Evropian u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Evropën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.