BallinaSportSonte nisin kualifikimet e Kosovës në basketboll, kjo është ndeshja e parë

Sonte nisin kualifikimet e Kosovës në basketboll, kjo është ndeshja e parë

Të ngjajshme

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sonte nga ora 20:00 në Lubjanë, do të përballet me Slloveninë, në kuadër të kualifikimeve për Eurobasket 2017

Vetëm edhe disa orë na ndanë nga debutimi historik i Kombëtares A të Kosovës në kualifikimet për Eurobasket 2017.

Kosova ndeshjen e parë do ta luaj si mysafire në Lubjanë kundër Sllovenisë, sonte me fillim nga ora 20:00, në kuadër të Grupit E të eliminatoreve për Kampionatin Evropian. Në këtë grup bëjnë gara edhe Ukraina dhe Bullgaria.

Përgatitjet për kualifikime Kombëtarja i ka filluar më 7 korrik nën udhëheqjen e përzgjedhësit Arben Krasniqi, i cili së pari ka startuar me grumbullimin e basketbollistëve vendorë, për tu bashkangjitur më pas edhe ylli i Barcelonas, Justin Doellman.

Krahas grumbullimit në Prishtinë, Kosova i ka zhvilluar edhe 9 ndeshje miqësore, të cilat i kanë shërbyer përzgjedhësit Krasniqi për të testuar të gjithë lojtarët, por edhe për të komponuar sa më mirë skuadrën.

Itinerari i ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës në basketboll është mjaft i ngjeshur. Pas kthimit nga Sllovenia, të enjten, ekipi do të zhvendoset nga Prishtina në Mitrovicë, për tu përgatitur sa më mirë për ndeshjen e parë si vendase më të shtunën, më 3 shtator, kundër Ukrainës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz