Sonte me “Natën e Zjarreve” përfundon manifestimi “Epopeja e UÇK-së”
BILLI

Lexo edheRrëfimi i të mbijetuarit nga Beteja e Jasharajve: Hamza na tha “djem, kujdesuni për veten, luftimet janë të forta!”

Sonte përfundon manifestimi me rastin e shënimit të 21 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies historike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.
Ky përvjetor është shënuar me aktivitete të ndryshme më 5 dhe 6 mars.
Ndërsa, sot duke nisur nga ora 17:45, shënohet dita e tretë e Epopesë së UÇK-së me aktivitetin tradicional të ndezjes së flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Lexo edheRrëfimi i të mbijetuarit nga Beteja e Jasharajve: Hamza na tha “djem, kujdesuni për veten, luftimet janë të forta!”
Më pas, do të vazhdojë manifestimi “Nata e Zjarreve” me program kulturo-artistik në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj.