Sonte Andorrë–Shqipëri, kuqezinjtë gati për hapin e madh drejt Botërorit 2026
dp

Lexo edheAro Muric kujton ndeshjen ndaj Maqedonisë, ku Kosova humbi mundësinë e artë

Skuadra e drejtuar nga trajneri Silvinjo ka mbyllur përgatitjet me një seancë të plotë stërvitore, ku të gjithë lojtarët janë në gjendje optimale dhe gati për sfidën. Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive, me besim të lartë dhe motivim maksimal për të marrë tri pikët.
Në renditjen e Grupit K, Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Andorra mban vendin e fundit, të pestin, me vetëm 1 pikë të grumbulluar. Anglia kryeson grupin me 18 pikë dhe e ka siguruar tashmë matematikisht kualifikimin në Botëror.
Pas përballjes së sotme, kuqezinjtë do të mbyllin fushatën kualifikuese më 16 nëntor, në “Air Albania”, ndaj lideres Angli.

Lexo edheAro Muric kujton ndeshjen ndaj Maqedonisë, ku Kosova humbi mundësinë e artë