back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeSondazh befasues për President të Kosovës: Albin Kurti apo Hashim Thaçi?

Sondazh befasues për President të Kosovës: Albin Kurti apo Hashim Thaçi?

Të ngjajshme

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Kaq kushton prishja e sotme në KEK, sipas Janina Ymerit

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njësia A5...

Pezullohet zyrtari korrektues që u kap duke tentuar të fusë kontrabandë në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka pezulluar nga detyra...

Albin Kurti duket se shihet si figurë shumë më e përshtatshme për President të Kosovës sesa Hashim Thaçi, i cili aktualisht është President i vendit dhe aspirues për të qenë prapë në këtë post – nëse do të bëheshin ndryshimet kushtetuese që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli. Në një sondazh në rrjetet sociale, për Kurtin kanë votuar 65 përqind e të anketuarve, kurse për Thaçin vetëm 35 përqind.

Hashim Thaçi në takimin e përvjetshëm me gazetarë kishte thënë se “nëse nuk ndryshohet Kushtetuta që mundëson që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli, unë do të tërhiqem nga politika”.

Të njëjtën deklaratë ai e forcoi edhe në një intervistë të shkurt te Baton Haxhiu në Klan Kosova.

Ai tha se assesi nuk dëshiron më të zgjidhet në këtë post përmes votës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Aktualisht, sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti zgjidhet nga Kuvendi i Kosovës, por tash e sa vite qarkullon ideja që Presidenti të zgjidhet direkt nga populli.

Por, a do të arrite Hashim Thaçi të zgjidhet President nëse bëhen këto ndryshime kushtetuese? Dhe, mbi të gjitha, kush do të mund të ishin sfiduesit e Thaçit në këtë garë?

Në rrjetet sociale ka qarkulluar mbrëmë një sondazh rreth kësaj çështje.

Rezultatet e sondazhit janë shumë dekurajuese për Presidentin aktual, shkruan Gazeta Express.

Në pyetjen se kë do ta votonit për President, Hashim Thaçin apo Albin Kurtin, njerëzit bindshëm kanë favorizuar themeluesin e Vetëvendosjes. Më saktësisht, 65 përqind e njerëzve që kanë votuar kanë preferuar Kurtin, kurse vetëm 35 përqind kanë preferuar Thaçin.

Ndryshe, Presidenti aktual ka edhe dy vite mandat. Nëse ndryshon Kushtetuta, qytetarët do të votojnë për President të ri në shkurtin e vitit 2020.

Të Fundit

Sport

ShowBiz