Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Skenderajt, Sokol Sallahu, i cili është njëri ndër drejtorët më të rinj në moshë në komunën e Skenderajt, është duke përfaqësuar Republikën e Kosovës përkatësisht Komunën e Skenderajt në vizitë zyrtare në Japoni.
Sokol Sallahu është përzgjedhur si drejtori i vetëm nga të gjitha komunat e Kosovës, nga autoritetet japoneze dhe qëllimi i kësaj vizite është trajnimi për Ekoturizmin, Bujqësor, Natyrorë etj.
Gjatë qëndrimit në Japoni, Sallahu ka udhëtuar në vende të ndryshme si Tokyo, Obihiro, Kushiro, Akkeshi/Hokkaido, Okinaëa etj, ku në të gjitha qytetet ka pasur përfaqësim dinjitoz, nga këto vizita ka pasur takime shumë të rëndësishme me përfaqësues qeveritarë Japonez.
Në mesin e shumë takimeve është takuar me Kryetarin e Kushiro z. Ebina Hiroya, gjatë këtij takimi ka informuar Kryetarin rreth zhvillimeve në komunë dhe ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit në mes dy vendeve, më pas ka pasur dy intervista me gazeta të njohura Kushiro dhe Hokkaido, ku ka treguar rreth qëllimit të këaj vizite zyrtare në shtetin Japonez, vendet të cilat do t’i vizitoj gjithashtu rreth eksperiencës të cilën do ta përfitojë gjatë këtij trajnimi dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Gjatë qëndrimit atje është takuar me Drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Makoto Shinkaëa në Obihiro, si dhe me ekspertë të ndryshëm japonez nga fusha e Ekoturizmit, ku ka prezantuar resurset natyrore dhe potencialin e komunës së Skenderajt, veçanërisht sektorin e bujqësisë dhe impaktin që ka ky sektor në zhvillimin ekonomik.
Gjatë qëndrimit është takuar edhe më Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Leon Malazogu, ku ka biseduar për mundësinë e implementimit të ndonjë projekti për Ekoturizmin, pasi që Kosova ka resurse natyrore dhe potencial për zhvillim ekonomik. Gjatë trajnimeve që ka pasur atje ka shkruar Projektin për Ekoturizmin për zonën turistike të Qyqavicës e cila është e pasur me bukuri të shumta natyrore dhe falë pozitës gjeografike dhe relievit që ka kjo zonë do të shërbejë si urë lidhëse në mes të komunave: Skenderaj, Mitrovicë, Vushtri, Kastriot, Drenas dhe tërë territorin e Republikë së Kosovës.
Nga ky projekt vendi do të përfitojë mjaft shumë duke krijuar një vend turistik dhe shumë të frekuentuar, mbrojtjen e natyrës për gjeneratat e reja, mbrojtjen e kafshëve të egra, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.