BallinaBotëSnajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori: Për 100...

Snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori: Për 100 ditë ka vrarë 500 ushtarë rusë

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Simo Häyhä nga Finlanda është personi që ka kryer më së shumti vrasje në hisotri, duke marrë kështu epitetin si snajperisti më i rrezikshën në histori.

Ai shërbeu për një vit në ushtri, dhe pastaj filloi të merret me bujqësi dhe gjueti. Por kur në vitin 1939 vendin e tij e sulmoi Bashkimi Sovjetik, Simo vendosi ta ndihmojë atdheun.

Häyhä është snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori, kryesisht gjatë Luftës së Dimrit, siç njihet beteja mes Finlandës dhe Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Atij i atribuohen saktësisht 505 vrasje gjatë këtij konflikti.

Ashtu si çdo luftë tjetër që në shumicën e rasteve zhvillohet nëpër male, ai kishte menduar një ide brilante për t’ia futur frikën në palcë armikut. Mori pushkën e vetë dhe disa konserva, u fsheh nëpër drunj dhe gjithë ditën gjuante në drejtim të armiqve.

Por 6 marsi i vitit 1940 ishte i pafat për Hayhan, i cili më në fund qëllohet me një plumb në kokë gjatë një prite.

Sovjetikët panë se kishte pësuar dëmtime serioze në kokë, dhe pasi që nuk lëvizte menduan se kishte vdekur dhe u larguan pa i bërë diçka tjetër.

Për fat të mirë atë e gjetën bashkëluftëtarët e tij, që e dërguan në shtabin e përgjithshëm ku i është kthyer vetëdije pas një jave.

Ushtarët që e kishin gjetur pretendonin se e gjithë pjesa e majtë e kokës i qëndronte e varur, gjë që më vonë është konfirmuar përmes fotografive.

Ai u bë i njohur për faktin se brenda një periudhe shumë të shkurt u avancua nga grada e rreshterit në gradën e togerit, gjë që kurrë më parë nuk kishte ndodhur në historinë e ushtrisë finlandeze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz