Slot i jep mbështetje Florian Wirtz: Ai bëhet gjithnjë e më i mirë
dp

Lexo edheSjellja e Garnacho-s te Man Utd bëri që tre lojtarë të rëndësishëm ‘të ndërhynin’ para kalimit te Chelsea

Florian Wirtz ende nuk po arrin të lë gjurmë te Liverpuli, ashtu siç bëri te Bayer Leverkusen.
Sulmuesi gjerman i cili u transferua gjatë afatit kalimtar veror, ende nuk ka shënuar gol në një ndeshje zyrtare, shkruan IndeksOnline.
Por pavarësisht kësaj, trajneri i Liverpulit, Arne Slot është i kënaqur me 22-vjeçarin dhe i ka dhënë mbështetje të plotë.

Lexo edheSjellja e Garnacho-s te Man Utd bëri që tre lojtarë të rëndësishëm ‘të ndërhynin’ para kalimit te Chelsea
Para derbit me Evrertonin, Slot tha se Wirtz po gjithnjë e më i mirë në çdo ndeshje dhe se duhet pak kohë që të përshtatet ntensitetin e Premier League.
“Florian Wirtz është një artist. Ai bëhet gjithnjë e më i mirë në çdo ndeshje. Gjithmonë e dëshiron topin, edhe nëse ka momente kur mund të bëjë më mirë. Nuk kemi pse t’i mësojmë si të luajë futboll. Ai thjesht duhet të përshtatet me intensitetin e Premier League.”, ka deklaruar Slot./IndeksOnline/