Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko sot ka vizituar klubin kuqezi.
Ai ishte i pranishëm në qendrën stervitore në ”Milanello”, shkruan IndeksOnline.
Ukrainasi u prit shumë mirë nga futbollistët e Milanit, dhe iu dha mbështetje atyre në këtë fazë të rëndësishme të sezonit.
Shevchenko aktualisht është President i Federatës së Futbollit të Ukrainës, por sa ishte pjesë e Milanit fitoi çdo trofe të mundshëm me kuqezinjtë, e po ashtu e e fitoi edhe Topin e Artë, në vitin 2004./IndeksOnline/
Today's special guest at training needs no introductions 🇺🇦🤩 pic.twitter.com/X9sGCPnPZ8
— AC Milan (@acmilan) March 13, 2026
