back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj sot nderoj njeriun e urtë e të mençur të Drenicës, Mujë...

Skenderaj sot nderoj njeriun e urtë e të mençur të Drenicës, Mujë Loshin, përurohet libri për jetën tij (FOTO)

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Skenderaj sot e nderoj njeriut e urtë të Drenicës në një akademi solemne për nder të kontributit të tij të dhënë. Sot në Shtëpinë e Kulturës “ Hasan Prishtina” në Skenderaj, u shënua 100 vjetori i lindjes së Mujë Loshit, një njohës i shkëlqyer i filozofisë popullore, historisë, etnografisë dhe dokeve e zakoneve shqiptare. Mjeshtër i odës dhe traditës. Ai ishte nder veprimtarët më të angazhuar në procesin e pajtimit të gjaqeve në fillim të viteve 90-ta.

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Instituti Albanologjik në Prishtinë është përuruar libri kushtuar filozofit popullor të Drenicës Mujë Loshi, në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Në këtë ceremoni, për Mujë Loshin dhe librin kushtuar atij, pra të pranishmëve folën përfaqësues të Komunës së Skenderajt, studiues të folklorit dhe shkrimtarë e poet, transmeton Drenica Press.
Në emër të Komunës së Skenderajt ka folur drejtori për Kulturë, Hajriz Koci, ndërsa për figurën e Mujë Loshit dhe librin e autorit folën prof. Zymer Nezir, prof. Mehmet Rukiqi, Daut Demaku dhe autori Fazli Hajrizi.
Të pranishmit në këtë aktivitet kulturor i përshëndeti edhe vajza e Mujë Joshit, Fetije Loshi. Gjithashtu nga aktori Shaqir Bejta u interpretuan pjesë të tregimeve të shkurtra dhe me porosi të qarta të Mujë Loshit.
Në fund autori i librit “Mujë Loshi”, Fazli Hajrizi, i ndau disa ekzemplarë të këtij libri Bibliotekës Komunale në Skenderaj, të cilat u pranuan nga drejtori i Bibliotekës, Musa Dërguti.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz