O F E R T Ë
Për angazhimin e trajnerëve sipas fushave të Kurrikulës së re të Kosovës
Divizioni për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve ka planifikuar aktivitete që duhet
të ndërmerren për mbështetjen profesionale të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulës së Re të Kosovës. Këto aktivitete kanë për qëllim të vendosin skemën e trajnimit të mësimdhënësve për të gjitha komunat e Kosovës për vitin shkollor 2018/2019, të cilat do të punojnë me Kurrikulën e re.
Ky plan i veprimit përcakton objektivat kryesore për mbështetjen profesionale të mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulës së Re të Kosovës, realizimi i të cilave do të ofrojë cilësi më të mirë të përkrahjes së nxënësve drejt zotërimit të kompetencave kryesore të përcaktuara me Kurrikulën Shtetërore.
Në pajtim me detyrat dhe përgjegjësitë e DZHPM për të trajnuar dhe aftësuar trajnerët dhe
ekspertët në nivel të komunave të Kosovës për krijimin e grupeve profesionale që ndihmojnë zbatimin e reformës arsimore, DKA në bashkëpunim me MASHT shpall ofertë për përzgjedhjen e trajnerëve dhe ekspertëve sipas fushave të Kurrikulës së re të Kosovës, të cilët duhet të plotësojnë këto kritere:
1. Të jenë mësimdhënës të rregullt në shkollat publike të Republikës së Kosovës, përparësi
kanë mësimdhënësit e licencuar;
2. Të kenë së paku 5 vite përvojë pune në mësimdhënie/arsim;
3. Të jenë në lëmin/fushën përkatëse për të cilat është i thirrur për mbajtjen e trajnimeve të akredituara nga MASHT-i;
4. Të jenë të certifikuar si trajnerë ose si pjesëmarrës sipas programeve të akredituara nga
MASHT-i, e sidomos nga programet bazike/themelore;
5. Të kenë dëshmi/raport vlerësues nga drejtori i shkollës për rezultatet e punës me nxënës si mësimdhënës i certifikuar në programet e përmendura më lartë;
6. Të njohin mirë Kurrikulën e re të Kosovës, me përparësi për ata të cilët kanë qenë në
pilotim dhe zbatim të KK-së së Re;
7. Të njohin mirë përdorimin e kompjuterit;
8. Të jenë persona kreativ, bashkëpunues, për secilin aktivitet trajnues dhe mentorues dhe të raportojnë me kohë;
9. Të respektojnë marrëveshjen me përpikëri;
Detyrat kryesore
Trajnerët e angazhuar nga DKA, kanë këto detyra dhe obligime:
Të analizojnë dokumentet e KK-së dhe KB-ve sipas niveleve.
Analizojnë Udhëzuesin për zbatimin e Kurrikulës në fushën përkatëse.
Të prezantojnë informacionet dhe njohuritë sipas dokumenteve të Kurrikulës së re të
Kosovës si dhe përmbajtjeve materiale dhe shkencore.
Përgatisin planin e trajnimit 5-ditësh – sipas seancave dhe materialet për prezantim në
seancat e trajnimeve.
Të bëjnë organizimin dhe mbajtjen e trajnimit sipas agjendës dhe ditëve të trajnimit
Mbajnë në evidencë listën e pjesëmarrësve të përfshirë në trajnimin për trajnerë
Të sigurojnë llap-top dhe projektorë për prezantimin e punës së tyre në seancat e trajnimit
Të përmbledhin – integrojnë dhe përpunojnë modelet praktike të planifikimit për shkallë
të Kurrikulës, planeve vjetore dhe dymujore të përgatitura gjatë trajnimit dhe nga detyrat
e tyre dhe u shpërndajnë trajnerëve të rinj dhe mësimdhënësve, si modele pune gjatë
trajnimit të mësimdhënësve
Të përgatisin raportin e punës sipas ditëve të angazhimit për trajnimin e
trajnerëve/mësimdhënësve.
Të përgatisin një raport të vlerësimit për trajnerët e rinj/mësimdhënësit.
Të përgatisin së bashku me trajnerët e rinj planin e trajnimit 5-ditor për të gjitha seancat
e trajnimit të mësimdhënësve në rajone dhe e dorëzojnë në divizionin për Zhvillim
profesional të mësimdhënësve në MASHT.
Të mbajnë evidencën në mënyrë korrekte për pjesëmarrësit në trajnim dhe të bëjnë
vlerësimin e secilit pjesëmarrës.
Të raportojnë te koordinatori komunal për agjendën e ditëve të trajnimit dhe ecurinë e
secilës ditë të trajnimit.
Gjuhë dhe
Komunikim Arte Matematikë
Shk. natyrore
Shoqëria dhe Mjedisi
Edukimi fizik
TIK Parafillor dhe Fillor
Kurrikula
me
zgjedhje
2 2 2 2 2 2 2 4 2
Një trajner angazhohet për 5 ditë pune në trajnim, secila ditë e angazhimit si trajnerë paguhet 50 € për një ditë.
Si më sipër, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , bazuar në legjislacionin në fuqi, do të marrë vendim për angazhimin e trajnerëve të poshtëshënuar sipas fushave të Kurrikulës së re:
Të interesuarit do të paraqesin këto dokumente:
-Kërkesën
-Kopjen e diplomës nga kualifikimi
-CV personale dhe
– Një referencë nga drejtori i shkollës bazuar në vlerësimin e tij/saj.
Të gjitha dokumentet duhet të përcillen me dëshmi
Oferta do të jetë e hapur nga data 28 maj 2018 dhe mbetet e hapur 15 ditë nga data e
shpalljes.
Dokumentet dorëzohen në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Skenderaj (nr.12).
Personi kontaktues:
Arben Zabeli – Koordinator për Kurrikulë në Skenderaj
[email protected]
049-541-053
Kliko shpalljen e komunes oferte-per-trajnim-te-trajnereve-faza-ii