back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaDrenica +Drenica KulturëSkenderaj, nxënësit me nevoja të veçanta bëjnë shetitje një ditore nëpër Kosovë...

Skenderaj, nxënësit me nevoja të veçanta bëjnë shetitje një ditore nëpër Kosovë (FOTO)

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Në prag të “1 Qershorit” – Ditës së Fëmijëve, organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sot për fëmijët me nevoja të veçanta nga klasat e bashkangjitura u organizua një shetitje në disa vende të Kosovës.

Në mbarëvajtjen shetitjes ndihmoi edhe Policia e Kosovës. Rrugëtimin e këtyre fëmijëve përveç Policisë së Kosovës e kanë përcjell nga afër edhe një ekip kujdestar nga QKMF-ja, i cili gjatë gjithë kohës është kujdesur për shëndetin e fëmijëve pjesëmarrës.

Fëmijët me nevoja të veçanta kanë qenë të shoqëruar nga prindërit, mësimdhënësit e klasave të bashkangjitura dhe përfaqsues të shoqatës së prindërve OFAKS.

Në këtë shetitje një ditore kanë marrë pjesë 35 fëmijë me nevoja të veçanta, nxënës në klasa të bashkangjitura.

Fëmijët pjesëmarrës i shijuan bukuritë natyrore të disa vendeve të Kosovës dhe lojrat në natyrë të hapur, duke u ndjerë të barabartë me fëmijët e tjerë.

Shetitja e fëmijëve me nevoja të veçanta realizohet dhe përkrahet nga Komuna e Skenderajt çdo vit, që nga viti 2004, mirëpo këtë vit është organizuar nga vet DKA-ja mbështetur edhe nga institucione të tjera.

Të Fundit

Sport

ShowBiz