back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaRegjionaleDrenasMbahet akademi përkujtimore për heroin e Kosovës nga Drenica Rasim Kiçinën (FOTO)

Mbahet akademi përkujtimore për heroin e Kosovës nga Drenica Rasim Kiçinën (FOTO)

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Organizuar nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt Akademi Përkujtimore në nderim të rënies heroike të Heroit të Kosovës, Rasim Kiçina dhe bashkëluftëtarit Ragip Halilaj, të cilët ranë heroikisht gjatë luftës në Kosovë, 17 vjet më parë. Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në emër të Qeverisë së Kosovës, para të pranishmëve foli për heroizmin dhe sakrificën e lavdishme të Rasim Kiçinës dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë, transmeton Drenica Press.

“Falë kësaj përpjekje, lufte dhe sakrifice, kemi arritur qëllimin që rrallëkush nga ne do ta ketë menduar 17 vite më parë. Liria është ideali më i lartë që kemi ëndërruar gjithmonë dhe kjo u arrit falë sakrificës së qindra e mijëra dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë. Ata janë në botën tjetër dhe shikojnë veprimet tona për konsolidimin e shtetit tonë, të ardhmes sonë. Sa herë që kemi sfida përpara, duhet ta kthejmë kokën prapa, jo vetëm 17 vite, por edhe shumë më herët në historinë tonë, e cila është e larmishme dhe na mbanë gjallë që të ecim përpara në të ardhmen tonë. Kjo nuk është e lehtë, sepse shtetndërtimi jonë ende nuk është kompletuar, por ne e kemi më të çmueshmen, atë për të cilën ranë dëshmorët, lirinë dhe kur e ke atë, të gjitha të tjerat janë të arritshme”, tha ministri i Integrimit Evropian.

Më tej, ministri Çollaku tha se familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e heronjve të kombit duhet të jenë gjithmonë krenarë.

“Edhe në momente dëshpërimi, mos e lëshoni vetën, ashtu siç nuk e kanë lëshuar veten heronjtë tanë, sepse ne do të dimë ta gjejmë rrugën përpara, do të dimë ta forcojmë shtetin tonë. Kemi shumë probleme, të papunë, kemi probleme në zhvillimin ekonomik të vendit, por e kemi themelin e fortë, sepse ky themel është ndërtuar me sakrificën e djemve dhe bijave më të mira të kombi tonë. Për këtë të gjithë duhet të jemi krenarë dhe falë veprës së tyre, e cila përjetësisht do të mbetet në mendjen tonë, sepse sa herë i kujtojmë, ua dimë rëndësinë shumë më tepër shtetit dhe lirisë sonë. Unë shpresoj që fëmijët e të gjithë dëshmorëve tonë, së paku do ta kenë të sigurt jetën dhe të ardhmen e tyre dhe, nëse e arrijmë këtë gjë, edhe heronjtë tanë do të ndihen të qetë në botën e amshuar”, tha ai.

Ministri Bekim Çollaku, në emër të Qeverisë, shprehu respektin dhe konsideratën më të lartë për të gjitha familjet e dëshmorëve. “Qytetarët e Kosovës përjetësisht do t’i jenë mirënjohës kësaj vepre të lavdishme që kanë lënë pas heronjtë e vendit tonë. Respekt dhe i përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë heronjtë e Republikës së Kosovës dhe vepra e tyre le të jetë sinonim i brezave të ardhshëm”, tha ministri Çollaku.

Daut Haradinaj, bashkëluftëtar i Heroit Rasim Kiçina tha se Drenica ka dhënë heronj ndër breza dhe falë kësaj sakrifice sot jemi këtu ku jemi.

“Për mua ka qenë nder i veçantë ta njoh personalisht Rasim Kiçinën, jo vetëm në Drenicë, por ta njoh në Dukagjin, ta njoh në Llap, ta njoh në Shalë. Aty ku ishte nevoja ishte pushka e Rasim Kiçinës, ishte pushka e Mujë Krasniqit, e Ilazit, e Abedin Rexhës dhe e të gjithë atyre luftëtarëve të mëdhenj të kombit shqiptar që veten nuk e kursyen. Ata njerëz e dhanë jetën që ne sot të jemi të lirë, por edhe kjo liri e ka kushtin e vet, themelimin e shtetit, ndërtimin e shtetit, forcimin e shtetit, respektimin e vlerave”, tha Haradinaj.

Në emër të bashkëluftëtarëve para të pranishmëve foli edhe Muharrem Xhemajli.

Ndërkaq, Fejzi Kiçina familjar i Heroit Rasim Kiçina i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në këtë Akademi Përkujtimore.Displaying ZKP-1.jpgDisplaying ZKP-1.jpg

Displaying ZKP-1.jpg

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz