Dega e Nismës në Skënderaj sot ka themeluar dy nëndegë , në fshatin Abri të Ulët dhe Likoc.
Kryetar i nëndegës në fshatin Abri u zgjodh Bujar Smakiqi, transmeton portali Drenica Press.
Në emër të Nismës për Kosovën, Çerkin Dukolli falenderoi të gjithë anëtarët e rinjë në degën e Skenderajt, përkatësisht në dy nëndegët Obri e Ulët dhe Likofc, për rreshtimin e tyre në Nismën për Kosovën.
Në themelimin e këtyre dy nëndegëve kanë marr pjesë: Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën Çerkin Dukolli, anëtari i Këshillit Kombëtar të Nismës Faton Thaqi, deputeti nga radhët e Nismës Milaim Zeka, si dhe Bashkim Musliu, Bahri Beqiri dhe Ilir Meha nga kryesia e Degës së Nismës në Skenderaj./DRENICA PRESS/

