Skenderaj, nënshkruhët memorandumi ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës

Komuna e Skenderajt dhe Ministria e Infrastrukturës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për financimin e projekteve të infrastrukturës.
Ky memorandum ka të bëjë me financimin e disa projekteve të ndërtimit të rrugëve në Komunën e Skenderajt gjatë vitit 2016 dhe fillimit të vitit 2017.
Memorandumi për financim të projekteve të infrastrukturës në Komunën e Skenderajt përfshinë këto projekte: Asfaltimi i rrugës që lidhë fshatrat Rezallë-Abri-Likoc, faza e dytë (zgjerimi); Ndërtimi i rrugës Morinë-Kryshec; Ndërtimii rrugës që lidhë fshatin Klinë e Poshtme me fshatin Prekaz dhe Ndërtimi i rrugës Prekaz-Mikushnicë-Gofile. Projektet që janë objekt i memorandumit janë projekte prioritare të Komunës së Skenderaj dhe paraqesin rëndësi të veçantë në të mirë të qytetarëve të zonave përkatëse.
Lexo edheAbrashi: Pensionet me rritje merren këtë muaj
Me anë të këtij Memorandumi të dyja palët janë pajtuar për mënyrën e financimit, projeketimit dhe mbikqyrjes gjatë fazës së realimit të projekteve. Palët nënshkruese, pa ashtu kanë marrë obligimet e tyre karshi këtij dokumenti të nënshkruar sot.














