Skenderaj, lëndohet rëndë minatori që javë më parë i vdiq vajza në aksident komunikacioni
BILLI

Lexo edheAlarmante, oriz plastik edhe në marketet e Skenderajt (VIDEO)

15 dhjetori i vitit të kaluar ishte i kobshëm për Mirsad Sylën nga fshati Tërnavc i komunës së Skënderajt.
Një makinë e përplasi për vdekje vajzën e tij, 15-vjecare, Qëndresa Sylen, duke e lënë të vdekur në vend.
E për prindin e Qëndresës së ndjerë s’kan të ndalur fatkeqësit. Sapo kishte rifilluar punën në minierën e Trepcës, pas pushimit që kishte marr për rastin fatkeq që i ndodhi në shtëpi, ai ka pësuar lëndime të rënda në vendin e tij të punës, raporton Drenicapress.info.
Lexo edheAlarmante, oriz plastik edhe në marketet e Skenderajt (VIDEO)
Sipas një burimi të gazetës online Drenicapress.info, Syla është lënduar rëndë në punë, dhe për disa ditë ka qëndruar në QKUK. Por pas disa ditësh në spital shëndeti i tij është përmirësuar dhe ai po vazhdon shërimin e plotë në shtëpi, ngase rreziku për të mbetur invalid ka kaluar./Drenicapress.info/