Skenderaj, kur bie shi kështu vërshohet fshati Likoc nga ujërat e zeza (VIDEO)
01
Lexo edheDrenas, ky është nxënësi nga Korrotica e Lartë që vrapon 60 metra për 7 sekonda (FOTO)
Fshatrat e Bashkësisë Lokale të Likocit ( Plluzhina, Tica, Abria e Ultë dhe Murga) janë në një hall të madh nga mungesa e kanalizimit, pasi përveç kundërmimit të erërave, banorët e këtyre fshatrave thonë se kur ka reshje shiu këto ujëra shpesh herë arrijnë të depërtojnë nëpër puset e ujeve të pijes e madje të marrin edhe rrugët.
Për portalin Drenica Press, Dardan Veseli një banor nga fshati Likoc ka bërë një video rasti, ku më së miri tregon gjendjen aktuale të mungesës së kanalizimit.
Në këtë video shihet qartë se i gjithë kanali përskaj asfaltit është i mbushur me ujëra të zeza, madje ato ujëra kanë dalë edhe sipër asfaltit./drenicapress/

Lexo edheDrenas, ky është nxënësi nga Korrotica e Lartë që vrapon 60 metra për 7 sekonda (FOTO)