KEDS ka bërë të ditur se do të ketë reduktime të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim në komunën e Skenderajt.
Në njoftimin e KEDS të cilin e transmeton Drenica Press thuhet se me 25.04.2018 në NS 110/10kV Skenderaj do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Prekazi (Kodi:74000003)prej orës 09:00-12:00 dhe nga ora 15:00-18:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekaz i Ulët, Prekaz i Epërm, Mikushnicë dhe Lubavec.
Arsyeja e ndërprerjes: Vendosja e shtyllave të reja. /Drenica Press/


