back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeSkenderaj: Kërcënohet me sulm fizik gazetari i gazetës “Zëri”

Skenderaj: Kërcënohet me sulm fizik gazetari i gazetës “Zëri”

Të ngjajshme

Engjellusha nis jetesën në Zvicër, detaji që mori vëmendjen (Foto)

Këngëtarja e njohur, Engjellusha Salihu, javë më parë kurorëzoi...

A je normal? Kenan Yildiz shënon eurogol ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit për...

Moti për nesër

Mendimi për motin – 12.09.2025 Të dielen duke shkuar nga...

Korrespondenti i gazetës “Zëri” nga komuna e Skenderajt, Kajtaz Gecaj, është kërcënuar me sulm fizik nga drejtori i Drejtorisë së Kulturës në këtë Komunë, Ramiz Shala.

Shala e ka ndalur në rrugë sot gazetarin e “Zërit” dhe e ka kërcënuar ashpër, për shkak se në njërin prej artikujve të fundit atij i është përmendur emri.

“Para pak çasteve Ramiz Shala, drejtor i Kulturës më ka kërcënuar se do të më sulmoj fizikisht nëse edhe një herë ia përmendi emrin në gazetë, edhe pse emrin ia ka përmendur kolegu i tij Kastriot Gashi. Madje më tha ‘të kisha bërë tokë, veç e kam mik të mirë djalin tënd’”, ka bërë të ditur gazetari i “Zërit”, i cili punon mbi 20 vjet në gazetari.

Kërcënimi i Shalës ka shkuar deri aty, saqë i ka thënë gazetarit se të premten do ta dëbojë nga zyrat e tij.

“Ai gjithashtu më ka kërcënuar se të premten do të më dëboj nga zyra, në objektin e ish-TMK-së, ku ndodhen edhe zyrat e disa OJQ-ve, shoqatat e luftës, pensionistët, KFOR-i”, ka theksuar ai.

Gazetari i “Zërit” ka paraqitur rastin në Stacionin Policor të Skenderajt në orët e mbrëmjes të së djeshmes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz