back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaRegjionaleSkenderaj, kandidati i Nismës u rrah nga militantët e PDK-së

Skenderaj, kandidati i Nismës u rrah nga militantët e PDK-së

Të ngjajshme

Ky televizion kosovar e transmeton ndeshjen Rayo Vallecano – Drita

FC Drita sonte ndeshjen e gjashtë dhe të fundit...

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Beqir Veliu, bartës i listës për asamble komunale në Skënderaj nga Nisma për Kosovën është rrahur fizikisht nga dy persona. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

Indeksonline ka arritur të kontaktoi Veliun i cili akuzon PDK-në për sulmin e kryer.

“Më kanë rrahur militantë të PDK-së të udhëhequr nga Lorik Dibra, vëllau i ish deputetes, Valbona Dibra. Ai më ka goditur me kondak të revoles. Kam dëmtime në kokë dhe më është dashur asistence mjekësore” ka thënë Veliu për Indeksonline.

I pyetur për arsyen që mund të ketë shpier deri te sherri me Dibrën, Veliu përmend lidhjen e tij me Nuredin Lushtakun dhe një rast nga zgjedhjet e kaluara.

“Unë kam qenë përfaqësues i Nismës në zgjedhjet e fundit në Skënderaj. Jam përpjekur të eliminoi çdo vjedhje dhe keqpërdorim të votave. Për këtë kam patur probleme edhe gjatë zgjedhjeve me këta persona pasi që pengoja dallaveret e tyre. Lorik Dibra e ka dajë Nuredin Lushtakun dhe fakti që unë jam me Nismën është pengesë për të”, ka thënë Veliu.

Rasti është në Policinë e Kosovës dhe po hetohet çdo detaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz