back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeSkenderaj, Kamishi iniciator dhe e bën me shtëpi një familje nga Llausha...

Skenderaj, Kamishi iniciator dhe e bën me shtëpi një familje nga Llausha (FOTO)

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Shumë familje në Kosovë janë në gjendje të rëndë, për shkak të kushteve të rënda të banimit. Në gjendje të tillë ishte edhe familja e invalidit të UÇK-së, Musa Geci nga Llausha e Skenderajt.

Mirëpo, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhu, i cili njihet me nofkën e luftës si Kamishi, ka bërë një gjest të madh, duke marrë iniciativën për ndërtimin e shtëpisë për familjen Geci, gjë që ia ka arritur me ndihmën e donatorëve, shkruan Veriu.info.

Ja postimi i plotë i Bekim Haxhiu në Facebook:

Falënderoj komunën e Skenderajt dhe donatorët, të cilët pa hezitim e kanë përkahur iniciativën time për ndërtimin e shtëpisë së invalidit të luftës, Musa Geci.

Invalidit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Musa Geci nga fshati Llaushë, tre muaj më parë i ishte djegur shtëpia. Ai pas djegies së shtëpisë kishte mbetur pa kulm mbi kokë dhe iu kishte bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi t’i dalin në ndihmë, pasi edhe më herët ka jetuar në kushte jo të mira. Musa Geci jeton së bashku me gruan dhe tre fëmijë.

Tani ai dhe familja e tij së shpejti do të bëhen me shtëpi të re. Prandaj shfrytezoj rastin edhe njëherë të falenderoj komunën e Skenderajt dhe nënkryetarin Fadil Nura për mbështetje, si dhe donatorët Haki Haxhiu, Afrim Durmishi, Isuf Hoti, Afrim Gashi dhe donatorët e tjerë për ndihmën që i bënë invalidit të UÇK-së Musa Geci.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz