back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaOpinioneSkenderaj: Historia e mullirit 670 vjeçar

Skenderaj: Historia e mullirit 670 vjeçar

Të ngjajshme

Në një pjesë pothuajse të pabanuar  të fshatit Kuqicë të Komunës së Skenderajt  gjendet mulliu me ujë i vjetër 670vjet, i cili vazhdon punën e tij edhe pse me shumë vështirësi  pasi që objekti ka filluar te dëmtohet .

Zenel Beka  trashëguesi i  këtij mulliri më shumë qejf pranoi të fliste për punën dhe objektin në të cilin kishin punuar nëntë gjenerata të kësaj familje. Ai duke përmendur  shkollimin e tij theksoi se i takonte gjeneratës se parë të shkollës  shqipe , dhe pas përfundimit të saj ai u kthye të punonte punën të cilën e kanë kryer paraardhësit e tij, qe vazhdon ta bëjë edhe sot e që nuk paraqet aspak  vështirësi për të

“Nuk është aspak e vështire përpara ka qenë ma e vështirë se ka pasë shumë punë kemi punu më shumë veta  ,kurse sot ka shumë pak punë ja arrij vetë pa ndihmën e dikujt” .

Pronari i këtij mulliri Zenel Beka

Ky objekt i vjetër ka filluar të shtrembërohet për një anë , çatia e tij ka anuar në anën e majtë 70cm dhe deformimet me të mëdha kanë ndodhur si pasojë e dridhjes së tokës në vitin 1981. Beka ankohet se komuna nuk ka bërë asgjë për ta mbrojtur këtë hapësirë dhe për ta rregulluar pasi që nga vjetërsia mjetet e këtij mulliri kanë filluar te prishen. Gjatë demonstrimit se si behet një bluarje ai fillon i përmend mjetet që nuk po i funksionojnë qysh duhet.

“Guri është hanger edhe unë vetë e kam ndërtu nja ama nuk është i njëjtë me atë që u kanë përpara , pjesa ku e grumbulloj ujin  gurët kanë fillu me u rrallu edhe uji po depërton e nuk po grumbullohet mirë   “

Drejtori për Kulturë  në komunën e Skenderajt Hajriz Koci  nuk ka dashur të flasë për këtë çështje .

Të moshuarit i mbushën sytë lotë  kur përmend se gjatë udhëheqjes së Josip Broz Titos ky I fundit kishte vendosur ti vë jashtë funksionit të gjithë mullinjtë me ujë me c ‘rast do të duhej që edhe ky personalisht ta mbyllte mullirin  .

“Ne kohën e Titos ai e ka marrë vendimin me i mshel krejt mullinjtë me ujë ,ka dhanë përfundim se mulliri ka shumë papastërti tash me e llogarit me furrat ka dallime te mëdha se furrat e kanë tokën e mbulume ama nuk ka njëri që është helmu as infektu  prej tokës ,tjera janë ato infektime nën toke .Gjenerali i Armatës Jogusllave Ivan Gosnjak u qu aty e ka thanë shkoku Tito mos më kanë mullinjtë me ujë na në luftën nacionale çlirimtare ka kishim marrë bukë ,thotë unë kam për detyrë me të tregu edhe i ka thanë qe armiku në fillim ta këput rrymën e te sulmon atëherë me çka do me ushqye ushtrinë e popullsinë edhe mas kësaj është pranu që këta mullinjë s’bën me u mshel “

Hapësira  ku behët bluerja

Gjatë demonstrimit se si behët një bluarje ai fillon i përmend dëmtimet e mëdha që I ka  ky mulli

“Guri është hangër edhe unë vetë e kam ndërtu nja ama nuk është i njëjtë me atë që u kanë përpara , pjesa ku e grumbulloj ujin  gurët kanë fillu me u rrallu edhe uji po depërton e nuk po grumbullohet mirë“

Puna që ai bënë në këtë mulli nuk është se i sjellë përfitime atë e bënë nga dëshira për të mbajtur një punë të cilën qe ka bërë qysh në rini .

“Nuk ka tash të ardhura shumë pakë vijnë me blu , 200-300 kg në muaj e që I bëjnë shumë pak, por ketë punë baj se e kam trashëgimi “

Ai të vetmen kërkesë e ka që ky mulli te mbrohet nga institucionet shtetërore e të mos shkatërrohet plotësisht  pasi që e konsideron si pasuri të këtij vendi.

 © Mirlinda Bajraktari

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz