Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Skenderaj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 20 maj 2026, rreth orës 19:00, pas një mosmarrëveshjeje mes një çifti bashkëshortor.
Policia bën të ditur se një burrë, shtetas kosovar, dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe procedohet në procedurë të rregullt.
- Advertisement -