Ishte viti 2000 atëherë kur për herë të parë u hap shkolla në fshatin Marinë, fshat ky i cili më parë nuk kishte një të tillë dhe fëmijët çdo herë mësimet i vijonin në shkollat e fshatrave të tjera.
Në vitin 2000 u ndërtua shkolla por jo me kushte mjaft të mira, mungonin shumë gjëra madje edhe ato elementare.
Për 17 vite me radhë nuk u investua edhe shumë në këtë shkollë, investimi më i madh që ishte bërë ishte lyerja e tapetit me ulje të djegur, kjo po që kancerogjene dhe më e keqja që mund ti bëhej fëmijëve.
Tani në mars të këtij viti ndryshuan shumë gjerat, e gjerë në shtator gjithçka erdhi në nivelin e duhur, shkruan Magazina.al.
Tashmë fëmijët kanë rastin të shkollohen në ambiente të pastra dhe të rregulluara shumë mirë, krejt kjo falë komunës së Skenderajt dhe MASHT i cili investoi për rregullimin në çdo detaj të kësaj shkolle.
Merita për këtë merr edhe drejtori i ri i shkollës Gzim Gashi i cili me shumë mund arriti të realizoj dëshiren e secilit prind dhe secilit fëmijë që mësimet ti vijojnë në një shkolle e cila ju ofron kushte të mira dhe ambient që nuk ju rrezikon shëndeti atyre.
Për Magazina.Al, drejtori i shkollës ‘Drenica’ paralelja e ndarë në Marinë tha se mungesa e investimit në paralelen e ndarë në Marinë kanë qenë për shkak të mjeteve financiare, ndërsa tani është arritur të sigurohet një pjesë e tyre për rregullimin e shkollës brenda, e që në plan është edhe pjesa jashtë saj, oborri, fushat e sportit dhe banjot e shkollës.
“Pse nuk është investuar deri më tani në paralelen e ndarë në Marinë problem kanë qenë mjetet financiare, pasi komuna jonë e ka buxhetin e limituar dhe nuk ka gjete mjete financiare për shkollë të rë në fshatin Marinë, lajmi i mirë erdhi tek në vitin 2017, në Mars të këtij viti Komuna arriti ti ndaj disa mjete psr renovimin e shkollës.
Investimet në shkollë janë kry nga Komuna jonë, kurse me kërkese time MASHTI, e ka pru të gjithë inventarin, duke e paise shkollën me të gjitha mjetet e nevojshme”, tha Gashi për Magazina.al.
Ndërsa ai tutje ka thënë se është duke punuar për të siguruar donator të cilët do ti ndihmojnë që tutje të mënjanojnë mungesat në këtë shkollë, po ashtu zbuloi së ka fituar grand nga Banka Ekonomike me mjete të cilat premton se do ti rregulloj të gjitha mangësitë
“Jam duke punuar intensivisht në gjetjen e donatoreve për rregullimin e oborrit, fushës sportive, si dhe rregullimin e banjove.
Po ashtu kam arritë të fitoj një grand nga Banka Boterore e që mendoj një pjesë të mjeteve mi nda për oborr, banjo dhe për rregullimin e rrethojes së shkollës.
Plan kam gjithashtu edhe futjen e kamerav në shkollë, po ashtu jam në bisedime me MINISTRIN E SHENDETSIS për një kabinet të Informatikes”, kështu tha drejtori i shkollës Gzim Gashi.
Ndryshe pas hyrjes në detyrë drejtori i ri i dha mundësinë një nxenes që të botoj librin e saj të parë, e po ashtu ka siguruar edhe një bibliotekë që më parë shkolla nuk e kishte.
Për të gjithë ata nxënës që kishin kushte të vështira Gashi arriti të sigurojë edhe çanta, fletore e këpucë.
E po ashtu qysh në ditën e parë të shkollës nxënësit morën dhuratë gjerat e nevojshme për shkollë, krejt kjo falë punës dhe vullnetit që kishte drejtori i shkollës që të gjithë këta nxënës ti kenë të plotësuara gjërat e nevojshme për mësim.