Sot në orët e pasditës është nisur nga Skenderaj ekipi i volejbollit Kv Drenica drejt Bullgarisë, ku do të luaj kundër ekpit qipriot Pokka Karava.
Drejtori sportiv i Kv Drenicës Kastriot Duraku për portalin Drenica Press para nisjes u shpreh i kënaqur që betejen e parë e kanë fituar, atë të paraqitjes në ndeshje me simbole të shtetit të Kosovës, ndërsa poashtu shpreson se edhe betejen e dytë do ta fitojnë të mposhtin ekipin qipriot.
Kujtojmë se ekipi nga Qipra kishte refuzuar të vinte të luante në Kosovë, pasi shteti i tyre nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe si pasoj e kësaj ndeshja u vendos të luhet në Bullgari si teritor neutral. Poashtu qipriotet kërkuan që kjo ndeshje të zhvillohet pa simbole të Kosovës, por drenicassit ishin kundër kësaj kërkese dhe përmes një ankese arritën që kërkesa e qipriotëve të mos të pranohet nga organizatorët e Challenge Cup, kështu që u vendos që ekipi drenicas të paraqitet në ndeshje me simbole të shtetit të Kosovës, transmeton Drenica Press. Drenicasit mbrëmë janë pajisur me viza për të marrë rrugën sot për Bullgari.
Ndeshja ndërmjet Drenica & Rukolli dhe Pokka Karava, të vlefshme për rrethin e dytë të Challenge Cup, do të zhvillohen në Sofje të Bullgarisë./drenicapress/
Por, këto