Skandaloze: Në Gjilan rrihen me “stupca” kokës (Video)
BILLI

Lexo edheMoti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Një rrahje grupore ka ndodhur në mesditë në Uglarë të Gjilanit derisa po zhvillohej një garë e motoristëve.
Në një video që e ka siguruar Klan Kosova, shihen pjesëtarët e sigurimit të mbarëvajtjes së asaj ngjarje dhe banorët e fshatit Uglarë, duke rrahur tre motorist, që besohej se vinin nga Prishtina.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia, duke thënë se katër persona kanë pësuar lëndime trupore, për çka janë dërguar me ambulancë në spitalin rajonal.
Lexo edheMoti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë
Zëdhënësi Daut Hoxha, kishte thënë se çështja është duke u hetuar nga organet e rendit dhe në konsultim me prokurorin do të ndërmerren veprimet e caktuara.