back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaRegjionaleDrenasSkandaloze, ku mbeti projekti për mbikalimin dhe rrethrrotullimin në fshatin Tërstenik

Skandaloze, ku mbeti projekti për mbikalimin dhe rrethrrotullimin në fshatin Tërstenik

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Mbikalimi dhe një rrethrrotullim në fshatin Tërstenik të Drenasit, duket se ka mbetur vetëm në projektin në letër, shkruan DrenicaPress.

Ngase në punimet që janë duke u bërë, nuk është as mbikalimi e as rrethrrotullimi!

Në këtë fshat kanë vdekur disa persona si pasojë e aksidenteve nga makinat e shumta që kalojnë në këtë fshat.

Banorët kanë ngritur shqetësimin për këtë lëshim të kompanisë, e organet mbikqyrëse shtetëore nuk dimë a kanë reaguar.

Ka reaguar është edhe asambalisti më i zëshëm i VV-së, Sokol Bylykbashi.

Ai në një reagim në Facebook, ka thënë se kompoania duket tu përmbahet planit të rrugës, duke i bërë thirrje edhe organeve shtetërore që të merren më këtë problem, i cili është shumë i madh për banorët e këtij fshati.

Lexojeni të plotë reagimin e Sokol Bylykbashit:

Paralajmërim për operatorin ekonomik dhe organin mbikëqyrës të zgjerimit të rrugës rajonale R102 ( fshati Tërstenik )

Punimet në zgjerimin e rrugës rajonale nga Klina e Epërme deri në Komoran, nuk po bëhen sipas planit të situacionit. Në fshatin Tërstenik, parashihej të bëhej një mbikalim dhe një rrethrrotullim, për të iu mundësuar banorëve qasje në shtëpinë e shëndetit, në shkollë, si dhe në zyrën e gjendjes civile. Edhe pse punimet në zgjerimin e rrugës në fshatin Tërstenik janë në përfundim e sipër, mbikalimi dhe rrethrrotullimi po mungojnë.

Operatori ekonomik që po i kryen punimet në Tërstenik, ka për obligim që ta respektojë planin e situacionit, kontratën dhe paramasat teknike të projektit. Çdo shmangie apo lëshim i operatorit ekonomik ndaj obligimeve kontraktuese paraqet shkelje. Çdo pranim teknik nga organi mbikëqyrës, që bie ndesh me dokumentet që i specifikojnë punët është shkelje. Dhe, nëse përfundimisht do bëhen këto shkelje, unë do t’i denoncoj në prokurori.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz